Para pak muajsh me maskë oksigjeni, tani kampione Europe/ Historia frymëzuese e futbollistes angleze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja angleze e futbollit për femra ngriti trofeun e parë të madh në histori kur mposhti Gjermaninë 2-1 pas kohës shtesë në stadiumin “Wembley” të mbushur plot të dielën.

Një nga fitueset në këtë triumf historik ishte Fran Kirby, e cila luan me Chelsiean dhe së fundmi u diagnostikua me një problem në frymëmarrje.

Fran Kirby zbuloi për ndjekësit e saj se mbante një maskë oksigjeni, për shkak të problemeve shëndetësore.

U njoftua në shkurt se sulmuesja do të lihej jashtë fushës për një “periudhë të pacaktuar kohore” për shkak të lodhjes dhe rraskapitjes ekstreme që i shkaktonte sëmundja.

Image

Kirby nuk luajti për blutë para fundit të sezonit, por e kishte bindur trajneren e Anglisë, Sarina Wiegman se ajo ishte e gatshme për turneun e kësaj vere.

Vendosmëria e saj për të luajtur sërish për Anglinë i ka dhënë tani një medalje dhe emri i saj është gdhendur si një fener shprese për futbollistët e rinj që ëndërrojnë të luajnë për “Tre Luaneshat” në të ardhmen.

Share This Article