ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video) 1 hour ago
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë 1 hour ago
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat. 1 hour ago
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët 1 hour ago
50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Himarës: Ndër më tragjiket, goditje edhe për turizmin

albnews by albnews
3 August, 2022
in Albania
0
Berisha akuza Ramës për ngjarjen e Himarës: Ndër më tragjiket, goditje edhe për turizmin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Edhe në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit në Vlorë, kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për ngjarjen tragjike në Potam të Himarës, ku humbi jetën një 7-vjeçare. Duke e cilësuar ndër më tragjiket ngjarjen që nuk ndodh askund në botë, Berisha akuzon kryeministrin Rama, teksa sjell në vëmendje edhe raste të tjera tragjike me protagonistë policinë apo shtetin.

“Ndodhi ngjarja ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën? Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës. Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi”.

RelatedPosts

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

50% e të punësuarve nuk marrin më shumë se 52 mijë lekë neto në muaj

Egnatia mposht Teutën dhe shpallet kampione e dimrit

Për Berishën ngjarja e Himarës është një goditje e madhe ndaj turizmit, i cili sipas tij po falimenton.

“Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze. Sektori i turizmit po falimenton. Arrijmë në përfundimin shumë të hidhur se edhe kjo pasuri e pakrahasueshme, mahnitëse kombëtare, po shndërrohet në një mallkim për shqiptarët. Sot, ky vit është me kapacitete të boshatisura si asnjëherë më parë. Ata që investuan mundin dhe djersën e tyre në kapacitete turistike, këtë vit, shumë prej tyre mendojnë si t’i shesin, si të shpëtojnë nga falimentimi dhe barra e tyre. Nuk ka një sektor tjetër ekonomik që është tmerrësisht i rëndësishëm, punëson mbi çerek milionë qytetarë me anekse dhe të tjera është gjenerator kryesor, por ja ku jemi. Kapacitetet në korrik ishin as gjysmë për gjysmë të shfrytëzuara. Kapacitetet shfrytëzoheshin kryesisht në ëeekend. Por krahaso ti një investitor në Vlorë, apo në Durrës që të shfrytëzojë kapacitetet e tij dy ditë në javë, në një kohë kur homologu i tij në Greqi apo Turqi i shfrytëzon 5-6 muaj”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

Catherine dhe Charlotte performojnë në duet në piano për koncertin e këngëve të Krishtlindjeve (video)

25 December, 2025
Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

Babagjyshë që bëjnë ski në ujë dhe copa gjigante mishi: Krishtlindjet nëpër botë

25 December, 2025
Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

Aktivistët e mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar janë ndër pesë personat që u janë mohuar vizat në SHBA, të cilëve u janë refuzuar vizat.

25 December, 2025
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

25 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result