Të gjitha strukturat shtetërore janë angazhuar maksimalisht për t’iu gjendur pranë banorëve të prekur nga tërmeti i ditës së djeshme, që tronditi Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama postoi sot disa fotografi nga qendrat sociale që janë ngritur për pritjen e banorëve të prekur nga dëmet e tërmetit, si dhe nga puna në terren që po kryhet për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të punës që vijon pa ndërprerje për t’iu gjendur pranë qytetarëve të prekur nga tërmetet e djeshme dhe për të lehtësuar pasojat e dëmet e shkaktuara, ju uroj një të dielë të qetë. Shqipëri solidare”, tha Rama./ATSH/