Sali Berisha u pyet për deklaratën e republikanit amerikan Richard Grenell, i cili e quajti fashist kryeminisitrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas vendimit për reciprocitetin.
Kreu i Partisë Demokratike mori në mbrojtje kryeministrin e Kosovës, teksa deklaratat e Grenellit i quan si qëndrim personal ndaj Kurtit.
“Ka një problem të njohur midis Albin Kurtit dhe Grenellit. Nuk i di hollësitë. Albin Kurti nuk është fashist. Nëse Edi Rama është sjellë si vasal i Vuçiçit, unë jam rreshtuar në krahun e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, që nuk i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të ndikonte pozitivisht për marrëveshjen përfundimtare”, tha Berisha.