Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sherishtë të Vlorës.
Mësohet se një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Elistjon Canaj, i cili po transportohet në spital.
Mësohet se drejtuesi mjetit i përfshirë në aksident është punonjës policie i Delta Force.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.