Të hënën do të zhvillohet protesta e radhës për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.
Protestuesit do të kërkojnë sërish dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Nëse ministrat nuk do të dorëhiqen, do të zhvillohen protesta të përditshme deri në largimin e tyre.
Intinerari pritet të jetë i njëjtë si protesta e së enjtes, ku fillimisht protestuesit do të mblidhen në orë 19:30 para godinës së Ministrisë së Brendshme, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
Më 2 gusht, shtetasi Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf.
Ai ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.
Ndërsa, ditën e djeshme, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.