Arrestohet për përdhunim pronari shqiptar i një kazinoje në Afrikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar është arrestuar së fundmi në Zimbabwe, Afrikë pasi akuzohet ka përdhunuar një punonjëse të tij. Mediat bëjnë me dije se shqiptari Aldo Tuci është arrestuar pasi një vajzë 29-vjeçare ka treguar se Tuci më 30 qershor e ka thirrur në kazinonë e tij Greystone Park për t’i ofruar punë.

Por shqiptari i ka thënë 29-vjeçares se ajo mund ta siguronte vendin e punës vetëm nëse do të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Tuci dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën pasi ajo nuk ka pranuar ofertën e tij. Vetë vajza ka bërë denoncim në polici pasi u shkarkua nga puna, me arsyetimin se nuk kishte performancë të mirë në punë.

Share This Article