Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të falë asnjë centimetër tokë në këmbim arritjes së mundshme të një armëpushimi me palën ruse.
Në daljen e tij të fundit për mediat, kreu i shtetit paralajmëroi se nëse Rusia do të vijojë me planet e saj për referendume në territoret e zaptuara, atëherë negociatat do të ndërpriten menjëherë.
“Po vijojmë të dëgjojmë përditë lajme se pushtuesit janë duke u përgatitur për organizimin e pseudo-referendumeve në zonat jugore të vendit. Dua të them diçka shumë të thjeshtë. Të gjithë ata që do të ndihmojë pushtuesit për mbajtjen e këtyre referendumeve do të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Zelensky.