Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Durrës.
Policia e Durrësit thotë se rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10-vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.