Vrasje me armë zjarri në Krujë

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Krujë.

Policia bën të ditur se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H. rreth 55 vjeç u qëllua me armë zjarri.

Ai fillimisht mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spital. Sipas policisë, autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi K. Q..

Vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Krujë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për një konflikt për motive të dobëta, gjatë të cilit shtetasi L. H. rreth 55 vjeç, u plagos me armë zjarri nga shtetasi K. Q., ju bëjme me dije se si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi L. H. ka ndërruar jetë, në spital.

Vijin krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Share This Article