Një varkë me emigrantë që u largua nga bregdeti turk u mbyt në ishullin grek të Karpathos, në Detin Egje.
“Sipas deklaratave të 29 personave të shpëtuar, në varkë ndodheshin 80 persona, kështu që janë deri në 50 të zhdukur”, tha një zyrtar i rojes bregdetare greke për AFP.
Në bord ndodheshin rreth 80 persona, përfshirë afganë, irakianë dhe iranianë, 29 prej të cilëve u shpëtuan.
Mediat raportojnë se kërkimet pengohen nga erërat e forta.