Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në Seman

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është gjetur paraditen e së enjtes trupi i pajetë i 14-vjeçarit që u mbyt një ditë më parë në lumin e Semanit.

Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit. Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët, të cilat bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Një ditë më parë, policia njofton se djali ka qenë duke peshkuar në lumin Seman dhe dyshohet se është futur për t’u larë, por nuk doli më nga lumi.

Share This Article