Kamioni aksidentohet në aksin Durrës-Tiranë, gruri mbush autostradën

albnews
By
0 Min Read

Një kamion i mbushur me grurë është aksidentuar rreth orës 14:00 të së premtes në autostradën Durrës-Tiranë.

Policia bën të ditur se shtetasi A. A. dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë kamioni ka dalë nga rruga, ndërsa ishte I ngarkuar me grurë.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme material, ndërsa është shkaktuar një trafik I madh në drejtim të Tiranës.

Share This Article