Në video shihet kamarier i një restoranti në Tiranë i cili i ka shpëtuar jetën një klienteje, turiste nga Spanja.
Ajo është mbytur duke drekuar dhe kamarieri ka ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar. Ai e ka mbërthyer fort turisten dhe ka bërë veprimin e duhur për ta shpëtuar atë. Fatmirësisht, për pak sekonda, klientja filloi të ndihej mirë dhe e falenderoi kamarierin.
33-vjeçari thotë për JOQ se e bëri me zemër dhe me guxim atë veprim.