Ushtria e Ukrainës njoftoi të hënën për bombardime të ashpra nga forcat ruse në rajonin e Donbasit në lindje, si dhe në rajonet në jug të Ukrainës, përreth qyteteve Kherson dhe Mykolaiv.
Tensionet mes palëve vazhdojnë të jenë shumë të larta edhe përreth centralit bërthamor të Zaporizhias, ku të dyja anët fajësojnë njëra tjetrën për të shtëna pranë centralit. Rikujtojmë që Rusia e mori nën kontroll centralin bërthamor në muajin mars, në fillim të sulmit.
Kryetari i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike tha se ekziston rrezik real për një katastrofë bërthamore” nëse luftimet nuk pushojnë përreth centralit dhe inspektorët të lejohen brenda objektit”.
Nga ana tjetër Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të përnatshëm drejtuar vendit u bëri thirrje rusëve të kundërshtojnë luftën e filluar nga Presidenti Vladimir Putin. Rusët që qëndrojnë në heshtje, po mbështesin luftën, tha ai.