Sollën drogë me postë nga Anglia, lihen në burg dy adoleshentët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata e Tiranës miratoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy 18-vjeçarët M. V., dhe D. Sh., të cilët akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri nga Anglia përmes postës.

Një ditë më parë, policia sekuestroi një sasi prej 336 gramë kanabis, të cilën i riu e tërhoqi nga posta në plazhin e Durrësit.

Rasti u hetua nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Postën Shqiptare, si edhe autoritetet britanike të drejtësisë. Në hetimin e drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj u përdorën metoda speciale të dorëzimit të kontrolluar, vëzhgimit dhe gjurmimit në terren.

Droga me postë nga “çunat e Londrës”, test për të provuar suksesin e metodës së trafikimit?

Referuar hetimit pakot e dërguara me postë nga “çunat e Londrës” në Mbretërinë e Bashkuar kanë mbërritur fillimisht në Tiranë. Me tej, nën mbikëqyrjen e policisë ato janë transportuar në destinacionin fundor, filialin e Postës në lagjen nr. 13 në Durrës.

Sipas Prokurorisë, pritësi i lëndës narkotike ishte M. V., banor i kryeqytetit. Për t’i tërhequr pakot dhe sjellë ato nga Durrësi në kryeqytet ai ka dërguar bashkëmoshatarin D. Shehu.

Pasi i ka tërhequr, ai është arrestuar në flagrancë nga policia teksa udhëtonte me një taksi tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës. Prokuroria do të vijojë hetimin për të verifikuar nëse ka pasur episode të tjera të ngjashme dhe të identifikojë personat e përfshirë, apo rasti ishte vetëm një test për të provuar suksesin e një metode të tillë për trafikun e drogës.

Share This Article