Denis Gjeta, 30 vjeç, dhe Marius Çeça, 31 vjeç, nga Tirana, janë dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti i rëndë që u regjistrua gjatë mesnatës në Mirditë.
Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, bën me dije policia.
Marsel Busho, duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.