ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 13 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 13 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 15 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 15 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pas daljes së emrit të Ilir Metës, socialistët nxitojnë për ligjin që nxjerr “spiunët” nga politika!

albnews by albnews
20 August, 2022
in Albania
0
Pas daljes së emrit të Ilir Metës, socialistët nxitojnë për ligjin që nxjerr “spiunët” nga politika!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri, shumica socialiste ka propozuar dy ndërhyrje të tjera ligjore, përveç ndryshimeve në ligjin për dekriminalizimin, që pritet t’i dorëzojë në parlament, në mënyrë që mesa duket, të kompletojë të gjithë kuadrin legjislativ për ndalimin e personave që kanë qenë pjesë e strukturave të ish Sigurimit të shtetit, që të mund të zgjidhen apo të emërohen në institucionet e larta të vendit.

Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për një ndërhyrje në Kodin Zgjedhor dhe një tjetër në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit të shtetit…”. Ndryshimi në Kodin zgjedhor parashikon detyrimin e forcave politike që t’i drejtohen Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit “70 ditë para datës së zgjedhjeve, për listën e kandidatëve, për deputet, për kryetar bashkie dhe për këshillat vendorë” për verifikimin e pastërtisë së figurës. Paralelisht, i njejti detyrim lind dhe për vetë kandidatët, që krahas kërkesës të plotësojnë edhe një formular vetdeklarimi. Një nen i posaçëm parashikon që “nëse vetëdeklarimi është i rremë në raport me rezultatin e verifikimit… çështja dërgohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili e përcjell më tej në organet përgjegjëse të hetimit për kryerjen e veprimeve përkatëse sipas legjislacionit në fuqi”.

RelatedPosts

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

E rrallë/ Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Ndryshimi i dytë, i cili ka të bëjë me vetë ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentet e ish sigurimit të shtetit…”, është shfuqizimi i një neni të tij, dhe saktësisht atij që aktualisht, shmang nga detyrimi për verifikimin e figurës, personat të cilët janë pajisur me një çertifikatë pastërtie nga dy komisionet e mëparshme që ushtruan aktivitetin në vitet ’90.

Të dy ndërhyrjet ligjore ishin kërkuar nga vetë Autoriteti në një shkresë zyrtare drejtuar parlamentit në fund të muajit të kaluar, ku ngrihej shqetësimi për persona me poste të larta publike, që kishin rezultuar si pjesë e strukturave të ish Sigurimit të Shtetit. Shkresa, ishte nxitur nga fakti se Autoriteti ishte vënë në dijeni se emri i ish presidentit Ilir Meta “figuron në dokumentat e krijuara nga strukturat e ish Sigurimit të Shtetit”.

Ndonëse Autoriteti, kishte kërkuar dhe më parë ndërhyrje ligjore, këtë herë socialistët vepruan në mënyrë të rrufeshme. Të 5 vitet e zotit Meta në zyrën e Kreut të Shtetit, ishin karakterizuar nga përplasje të forta, dhe dy tentativa për shkarkimin e tij. Ndërsa që në ditën e parë pas përfundimit të mandatit ai premtoi një opozitë të fortë ndaj qeverisë, duke rimarrë drejtimin e Lëvizjes socialiste për integrim (LSI), forcës politike që kishte themeluar në vitin 2004, duke i ndryshuar asaj emrin dhe duke shkrirë të gjitha strukturat e larta drejtuese. Zoti Meta ka mohuar kategorikisht që ai të ketë qenë pjesë e ish Sigurimit të shtetit, duke hedhur akuza për manipulime.

Përveç dy ndryshimeve ligjore të kërkuara nga Autoriteti i Dosjeve, të cilat kufizohen të personat e zgjedhur, socialistët mesa duket po synojnë zgjerimin e rrezes së ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike të personave që rezultojnë si bashkëpunëtorë apo të favorizuar të ish Sigurimit të Shtetit. Në tekstin e një projektligji, i cili nuk ka marrë ende formë zyrtare, janë të paktën 9 kategori të përfshira, që nga organet kushtetuese, apo të krijuara me ligj, te gjyqtarët dhe prokurorët, duke zbritur më pas në nivelin e zëvendësministrave, prefektëve, funksionarëve politikë në kabinetet e drejtuesve të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj, në Shërbimin Informativ Shtetëror dhe shërbime të tjera informative, në shërbimin civil dhe shërbimin diplomatik, te drejtuesit e çdo niveli në administratën publike të nivelit qendror dhe vendor që nuk përfshihet në shërbimin civil, apo dhe në Policinë e Shtetit, në forcat e armatosura e deri te drejtuesit e kompanive që zotërohen plotësisht apo në maxhorancë ose administrohen nga shteti.

Të gjithë do të duhet t’i nënshtrohen verifikimit, i cili do të duhet të realizohet nga Autoriteti i Dosjeve. Në rast se rezultojnë si ish bashkëpunëtorë, apo të favorizuar të ish Sigurimit të Shtetit, ndalimi i ushtrimit të funksioneve është i përjetshëm.

Paralelisht me socialistët, edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me nismën e deputetëve që mbështesin kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën 1944–1991.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike, duke komentuar ndryshimet që shumica synon të bëjë në ligjin e dekriminalizimit, tha sot se “ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit, kjo nuk mund të ketë asnjë hezitim. Atë që bën Partia Socialiste, ai duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilin akuzohet zoti Meta”.

Ndërsa vetë zoti Meta, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, u shpreh se “e dini fatin e gjithë nismave anti-Meta. Më argëton kjo nismë e re sepse jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur dhe më tej drejt fundit të tij plotësisht të merituar por shumë të vonuar”./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result