• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Një dokument me alfabet shqip, 49 vjet para Kongresit të Manastirit

Një dokument me alfabet shqip, 49 vjet para Kongresit të Manastirit

by albnews
24 September, 2019
in Albania
0
7
VIEWS

Zbulohet një dokument i shkruar me një alfabet të pastër shqip, 49 vjet para se të mbahej Kongresi i Manastirit.

Ky kongres, që u mbajt më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, njihet zyrtarisht si kongresi i unifikimit të një alfabeti të gjuhës shqipe, por jo pak herë ata që e kujtojnë këtë ngjarje historike krijojnë një keqkuptim të madh. Më së shumti, mendohet se gjuha shqipe për 500 vjet të sundimit osman nuk është shkruar, por në të vërtetë dokument pas dokumenti shfaqet shqipja e shkruar, ku konfirmohet edhe e përkthyer në italisht, apo në gjuhë të tjera edhe disa dekada para Kongresit të Manastirit. Alfabetet bazë të shqipes të përdorura para Kongresit të Manastirit dhe të ruajtura kryesisht në arkivat e huaja kanë pasur shumë pak ndryshime nga alfabeti i unifikuar në shekullin e 20-të. Dhe dokumente e shqipes tregojnë se pavarësisht disa ndryshimeve shënjimi i tingullit ka mbetur pothuajse i njëjtë. Gjithashtu dihet se unifikimi i alfabeteve ka ndodhur në bashkëkohësi me çdo gjuhë të botës, po asnjë vend nuk mohon se gjuha e tij nuk ka qenë e pashkruar dhe nuk lejon as të tjerët t’ia thonë këtë. Dokumenti më i fundit në gjuhën shqipe, i zbuluar nga Mark Palnikaj, vërteton se ka një alfabet të ngjashëm me të sotmin. Kërkuesin e arkivave dhe studiuesin Mark Palnikaj e shqetësojnë opinionet që mohojnë kulturën e shkrimit shqip dhe ai çdo herë do të sjellë nga një dokument që provon se ka pasur shkolla dhe shkrime shqipe si çdo alfabet i gjuhëve të tjera të botës.

Mark Palnikaj rrëfen për “Shqiptarja.com” një dokument të shkruar në dy gjuhë, në shqip dhe në italisht të mbijetuar nga kisha e Nikajt që ishte në varësi të dioqezës së Shoshit.

“Kjo kishë kishte një bibliotekë të pasur, dhe ky dokument ka shpëtuar nga dy katastrofa që i kanë ndodhur”, shprehet Palnikaj, duke kujtuar “djegien e kishës së Nikjat në vitin 1868 dhe shkatërrimin e vitit 1967 kur diktatura komuniste nisi luftën ndaj fesë. “Ky dokument tregon se Shashi që kishte në varësi Kishën e Nikajt nuk ishte një dioqezë e humbur, por kishte bibliotekë dhe kishte dioqezën dhe famullitë ku shkruhej shqip. Ky dokument që unë po ju rrëfej tregon se në vitin 1859 shkruhej shqip, që është 49 vjet para Kongresit të Manastirit”, thotë Palnikaj i intervistuar nga “Shqiptarja.com”. Pas gjetjes së këtij dokumenti, Palnikaj ka konfirmuar në APF ( Arkivi i Propagandës Fide), edhe pasurinë që kishte Kisha e Shoshit. Kjo tregon se atje ruhen të tjera dokumente të shkruar me alfabetin e shqipes. Sipas Palnikaj “Fondi SC Albania, Vll. 5, faqe 178 sh ( recto vetos para prapa ), zbulohet inventari i librarisë në kishën e Shoshit i vitit 8 gusht 1864, kur Fra Dario Buçiarelli ia dorëzon Fra Pal Berishës. Ky dokument tregon se janë 50 tituj librash me 94 libra.”

Dokumenti i Kishës së Nikajt i shkruar më 8 maj 1859, siç shihet në datën në mes dhe në rreshtin e fundit ka këto shënime në shqip: .

“Me ba pojaten në kryet’ares (mendohet të jetë me ba ujitjen) = me mbjel tokën t’tan kollomoq = me da kollomoqin me kosciq = 2 kosha Pietrushin e nje kishes = mos me prek n’kastagnet as n’Ciarisht as pak në kopësht.

Kastagneti asht i Kisces. Pietrusci ka me ruit meremetis e me scund s’ka asht nja e perpiet e me dâ kestaiat permiet ( a meta) me kiscen.

Ç’ashtu me dorzan te kisces”. Aty shkruhet italisht: “Testimoni furano Bash Bairami alfiere di Nikaj, Asa Pera di Merturi, Arif Delija il servo. Pietrush Delia ed io Fra Antonio. Në shqip: (Dëshmitar janë Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve, Hasan Pera nga Mërturi, Arif Delija rrogtar dhe un Frat Antoni)

Studiuesi dhe mbledhësi i pasionuar i arkivave shprehet se “Dokumenti është sigurisht është një zbulim, dhe nuk është i vetmi, por për mua dhe ata që merren me studimin e shqipes është një konfirmim më i plotë përkundër keqinformimeve se shqipja na qenka shkruar vetëm 110 vjet më parë, pas shpalljes së alfabetit të njësuar nga Kongresi i Manastirit. Shqipja është shkruar rregullisht më herët dhe shembujt janë të shumtë, por nuk është rasti t’i përmendin këtu”, thotë Palnikaj.

Mark Palnikaj kohë më parë ka zbuluar edhe një dokument të vitit 1881, në Arkivin e Françeskanëve, që ishte një vendim i shkruar në një ditar të titulluar “Memorie Varie”. Dokumenti datonte 27 vjet përpara sesa të shpallej alfabeti i njësuar i Manastirit. Gjithashtu pak kohë më parë Studiuesja Ledi Shamku ka zbuluar në kishën e Shena Premtes shqipen e shkruar në një gur varri. “Gur varri në Kishën e Balldrêmit, gdhendur shqip 35 vjet para Kongresit të Manastirit, ku lexohet: “Gjelosh Marashi 1813 – 1873”…. … Sa shumë heshtje thyen një gur varri! Mjafton me u ul gjunjazi pranë tij e me mbajtë vesh. Jemi të rrethuar nga shenjat tona. Duhen thjesht sy me i pa e shpirt me i dashtë”, ka shkruar Ledi Shamku/Shqiptarja/

Previous Post

Familjet e dëmtuara nga tërmeti, Basha: Kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë

Next Post

KQZ apel partive politike: Dorëzoni raportet për financimet gjatë fushatës zgjedhore

albnews

albnews

Related Posts

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret
Albania

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!
Albania

Të humburit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve!

15 May, 2025
Vëzhguesi i kandidatit të PS, masakron me grushte kryetarin socialist të KZAZ në Kashar
Albania

Vëzhguesi i kandidatit të PS, masakron me grushte kryetarin socialist të KZAZ në Kashar

15 May, 2025
Next Post
KQZ apel partive politike: Dorëzoni raportet për financimet gjatë fushatës zgjedhore

KQZ apel partive politike: Dorëzoni raportet për financimet gjatë fushatës zgjedhore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM