Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një lidhje Skype për rubrikës “Opinion” në News24 nga Kievi, ka zbuluar detaje nga vizita dhe takimet e zhvilluara me zyrtarë në Ukrainë.
Ai u shpreh se Tirana është në një lidhje binjakëzimi me qytetin e Kharkivit. Shtuar këtu edhe faktin që në këtë qytet jeton një komunitet i vogël shqiptarësh që janë vendosur aty që nga koha e Skënderbeut, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër rindërtimin e një shkolle.
Mbi afatet kohore se kur kjo do të nisë, Veliaj tha se varet se kur do të ndalojnë sulmet intensive mbi Kharkiv.
“Ndamë eksperiancën me tërmetin që pagesa e qerasë ishte më efektive si kosto se kampet. Irpin dhe Bucha në periferi të Kievit situata ishte e rëndë. Tërmetit s’ke çfarë i bën. por këtë e bëri dora e njeriut.
Tirana është qytet binjak me Kharkivin ku kishim edhe konsulatën. Kryetari i bashkisë së Kharkivit nuk mund të vinte pasi ka bombardime intensive në këtë qytet. Është një zonë kufitare me Rusinë dhe bombardimet janë të përditshme. Bie një shi me bomba çdo ditë. Si Këshill Bashkiak kemi vendosur të rindërtojmë një shkollë. 5 mijë shqiptarë kanë jetuar aty që nga koha e Skënderbeut. Sikur të 200 bashkitë e rrjetit të marrin përsipër diçka, rindërtimi do të jetë më i lehtë. Shumë shpejt do të kemi një forum të arkitektëve për Ukrainën.
Një fatkeqësi mund të kthehet në një mundësi, me modesten tonë ne mund të luajmë një rol”, tha ai.
Është caktuar një datë për nisjen e ndihmës?
Ka nisur në nivel qeveria, janë dhënë të ardhura krahas ndihmave ushtarake.
ndihma e qytetit, kemi marrë angazhim për shkollën, momentalisht qyteti është nën sulm të pandërprerë dhe agresioni është duke vijuar. Kur të na thonë që gjendja është qetësuar do të vijohet.
Mund të jetë një mundësi e mirë që shumë kompani nga Shqipëria të mund të përfshihen.
Është e trishtë që kemi mbërritur në një situatë të tillë në Europë.
Sa do të qëndroni në Kiev?
Do të kthehem sot sepse edhe Tirana ka problematikat e saj. Mbeten pak ditë për hapjen e shkollave. Tirana ka plot gjëra për të diskutuar por i dhënë zgjidhje shkollës me 2 turne, i kemi bërë shkollat jo vetëm më të bukura por edhe më të mëdha.