KQZ apel partive politike: Dorëzoni raportet për financimet gjatë fushatës zgjedhore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

KQZ u ka bërë apel partive politike të dorëzojnë raportet për financimet gjatë fushatës elektorale.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha se vetëm 5 nga 36 parti pjesëmarrëse i kanë dorëzuar raportet.

Hoxha në një deklaratë për mediat theksoi se afati i fundit është data 26 Shtator dhe do merren masa administrative për partitë që do të shkelin ligjin.

Drilona Hoxha: “Deri tani, nga 36 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, pranë KQZ-së e kanë dorëzuar raportin financiar të fushatës zgjedhore vetëm 5 parti politike. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin. Brenda datës 26 nëntor audituesit ligjorë duhet të depozitojnë raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore dhe brenda datës 16 dhjetor 2019 raportet e auditimit financiar të partive politike.”

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raportin që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

Raportet e dorëzuara pranë KQZ-së, do të publikohen në faqen zyrtare të KQZ-së, brenda 10 ditëve nga dorrëzimi i tyre.

Share This Article