NHS paralajmëron: Mbi 10 mijë britanikë rrezikojnë jetën këtë dimër për shkak të pamundësisë per te paguar faturat e energjisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefat e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani (NHS) kanë paralajmëruar se më shumë se 10 mijë britanikë mund të vdesin këtë dimër për shkak të rritjes së çmimit të rrymës.

Për shkak të kësaj rritje, ata do t’i fikin ngrohëset, duke u munduar të kursejnë dhe mund të vijnë deri tek vdekja nga i ftohti.

NHS paralajmëroi se Britania përballet me një “krizë humanitare” nëse familjet në vështirësi detyrohen të zgjedhin midis ushqimit dhe ngrohjes, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Shefi Ekzekutiv i NHS-së, Matthew Taylor paralajmëroi se numri mund të rritet tragjikisht për shkak të inflacionit spirale.

“Shumë njerëz mund të përballen me zgjedhjen e tmerrshme midis ushqimit dhe ngrohjes. Kjo nga ana tjetër mund të çojë në shpërthime sëmundjesh”, u shpreh ai.

Share This Article