Atletja kampione, Luiza Gega, është pritur sot me ceremoni nderimi në Tiranë, me ç’rast i është dorëzuar edhe Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike.
Derisa po endej me një veturë të kuqe të prodhuesit Cadillac, “Jam shumë e emocionuar” dëgjohej ajo duke thënë. Aty kishin dalë fotografë e qytetarë të shumtë që po prisnin për t’u fotografuar me tashmë kampionen e Evropës, shkruan Klankosova.tv.
Me të zbritur nga makina, ajo kalon në mes të përkrahësve që brohorisnin “bravo” dhe pastaj takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ia puth duart.
Në një fjalë rasti, kryeministri Rama tha se sportistja Gega i ka dhënë Shqipërisë letra të reja fisnikërie”.
“Nëse e shohim të gjithë rrugëtimin dhe vrapimin deri kur ajo ka zbritur në pistë, ato janë hapa të pafund sfilitje, loti, gjaku dhe djerse. Pikërisht me këto fjalë të kthyera në mënyrë të jetuari, Luzia i ka dhanë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie”.
“Ajo i dha Shqipërisë imazhin që ia del me kokën lartë midis të gjithë të tjerëve. Është e pamundur të mos e shohim diferencën abisale mes këtyre katër fjalëve kaq të thjeshta dhe kaq të rënda”.
Pastaj i pari i shtetit shqiptar ia dorëzon asaj Kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike.
Pas kësaj dekorate, Gega thotë se ndjehet më e emocionuar se kurrë më parë.
“Sot ndjehem më emocionuar se kurrë. Vendosa të vishem me ngjyrat kuq e zi sepse ndjehem më krenare se kurrë. Doja t’i tregoja edhe Evropës që jemi një vend i vogël, por se mund të ja dalim”.
Kujtojmë se të shtunën atletja shqiptare, Luiza Gega, është shpallur kampione e Evropës në 3 mijë metra vrapim me pengesa.