Më 25 gusht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta shpallë gjendjen e krizës në sektorin e energjisë.
Sipas informacioneve të Alsat M, nesër do të mblidhet Komisioni për Menaxhimin e Krizave, i cili përbëhet nga disa ministra dhe ekspertë, të cilët duhet të formojnë mendim dhe t’i rekomandojnë qeverisë në seancën e së enjtes që të shpallë gjendje krize në sektorin e energjisë. Vendimi në fuqi do të hyjë nga 1 shtatori.
“Pavarësisht vendimit për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë, autoritetet vazhdojnë të sigurojnë se kufizime të energjisë elektrike nuk do të ketë në vend. Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi edhe masat e Qeverisë për kursimin e energjisë elektrike. Në institucionet publike janë të detyrueshme, kurse për amvisëritë dhe kompanitë private janë në formë rekomandimi”, raporton Ile Petrevski, gazetar./Alsat.mk/