Sulmuesi i një skuadre portugeze të kategorisë së dytë ka shënuar gol me penalltinë më të çuditshme që mund të keni parë ndonjëherë. Jardel Silva realizoi golin e vetëm në barazimin 1-1 të skuadrës së tij, Feirense, kundër Leixoes.
Teksa priste që gjyqtari të vërshëllente për goditjen, Silva qëndroi ngjitur me topin me këmbën e djathtë të ngritur, e më pas e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar. I mbushur me vetëbesim nga goli, Silva e provoi përsëri teknikën kur skuadra e tij mori një penallti të dytë, por këtë herë, portieri kuptoi gjithçka dhe e priti.
Veprimi tërboi tifozët e skuadrës, pasi Fierense luante kundër një skuadre tepër modeste që renditej në fund të klasifikimit.