Frenkie de Jong pritet të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori holandez është mirë në Camp Nou dhe nuk dëshiron largimin, por Barcelona po mendon shitjen e tij shkaku i krizës financiare.
Largimi i De Jong do të lironte shumë listën e pagave te Barcelona dhe ekipet si Chelsea, Manchester United e Bayern Munich kanë tentuar transferimin e holandezit.
Së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe Liverpooli që po tenton transferimin e De Jong në ‘Anfield’.
Raportimet e fundit nga Anglia dhe Spanja bëjnë me dije se The Reds kanë dorëzuar një ofertë zyrtare në zyrat e Barcelonës për ish-mesfushorin e Ajaxit.
Gjiganti anglez ka mungesa të mëdha në mesfushë dhe ka ofruar 63 milionë euro plus tetë milionë të tjera në formë bonusesh për transferimin e De Jong. Barcelona është gati ta pranojë këtë ofertë, por mbetet të shihet përgjigja e holandezit i cili ka refuzuar një transferim te Manchester United gjatë kësaj vere.