Rusët e arrestuar për spiunazh, Rama: Duhet të na shqetësojë qëllimi i tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për incidentin e ndodhur në Gramsh, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në Uzinën e Armëve.

Rama tha se uzinat janë mbetje të komunizmit dhe se nuk kanë më rëndësinë që kishin, por shtoi se mbetet shqetësues qëllimi i personave të arrestuar, njofton Klan Kosova.

“Të bësh spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë ne, këta persona çfarë qëllimesh kanë.

Sepse më falni, por një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë që duket sikur thërret aman më shihni më kapni se jam e veçantë”.

Share This Article