Kryeministri i Luksemburgut: Kosova e Serbia s’duhet t’i lejojnë vetes tensione shtesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë vizitës në Tiranë ka folur edhe për situatën në mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se Ballkani ka qenë një fuqi baurti për Evropën dhe sipas tij, kjo duhet shmangur, teksa shtoi se sovraniteti nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

“E di që Kosova dhe Serbia po diskutojnë sot, por duhet të bëjnë përpara nuk duhet t’i lejojmë vetes tensione shtesë. Duhet të gjejmë zgjidhje”, është shprehur Bettel, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se së fundi tensionet mes Kosovës e Serbisë u rritën për shkak të vendosjes së masës së reciprocitetit për targa dhe dokumente hyrëse nga ana e Qeverisë së Kosovës e që më pas ajo masë u shtye deri më 1 shtator me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Share This Article