Bayerni ndalet në shtëpi në barazim nga Gladbach

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayern Munich është ndalur për herë të parë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ishte nikoqir i Borussia Moenchegladbach dhe ka barazuar me rezultat 1-1.

Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen, kur në minutën e 34-të shënoi Sadio Mane, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Nëntë minuta më vonë mysafirët gjetën golin, kur sulmuesi francez Marcus Thuram realizoi për 0-1.

Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para në këtë ndeshje.

Rekordmenët e Gjermanisë ishin më kërkues në pjesën e dytë duke sulmuar vazhdimisht, por vetëm në minutën e 83-të e gjetën golin e barazimit.

Ishte sulmuesi gjerman Leroy Sane që shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Jamal Musiala për rezultatin përfundimtar 1-1.

Kjo ishte ndalesa e parë e Bayernit në Bundesliga pas tri fitoreve radhazi, teksa e sheh vetën në krye të tabelës me 10 pikë sa ka edhe Union Berlin.

Ndërkohë mysafirët nga Gladbach mbesin në vendin e gjashtë me tetë pikë.

Në xhiron e ardhshme Bayerni do të udhëtoj drejt kryeqytetit gjerman për tu përballur me Union Berlinin, derisa Gladbach pret Mainzin.

Share This Article