Masa kundër ndotjes, promovohen 33 autobusë me gaz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U firmos marrëveshja për blerjen e 33 autobusëve të rinj me gaz, me qëllim që të luftojnë ndotjen në Shkup dhe të kursejnë para.

Drejtori i NPS-së, Hristjan Çushkov tha se “Autobusët me të cilët po furnizohemi nuk do ta ndotin ajrin…”

Kështu tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Qarkulluese Hristjan Çushkov, të cilin në kohën që po fliste për luftimin e ndotjes, e deri në mbarimin e kësaj konference, vetura e tij e priste me motorin ndezur për më shumë se 30 minuta, duke ndotur ajrin por edhe duke shpenzuar karburant.

Sidoqoftë, 210 autobusët dizel që qarkullojnë çdo ditë nëpër kryeqytet, brenda 7 muajsh nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ju shtohen edhe 33 autobus me gaz, të cilët ndotin 700% më pak se autobusët aktual. I pyetur nga Alsat se kur do të zëvendësohet edhe pjesa tjetër dërmuese e autobusëve dizel, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se pret mbështetje nga ana e ekzekutivit.

Share This Article