ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  8 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  8 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  8 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Sa më pak moral e turp në një shoqëri, aq më pak ka njeri te njerëzit që jetojnë aty!

albnews by albnews
30 August, 2022
in Albania
0
Sa më pak moral e turp në një shoqëri, aq më pak ka njeri te njerëzit që jetojnë aty!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Kim Mehmeti

Nëpër shoqëritë shqiptare kurrë nuk kanë ndodhur krime të përmasave monstruoze dhe nuk ka pasur aq amoralitet e paturpësi sa gjatë kësaj dekadës së fundit.

RelatedPosts

Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh

Një në katër të rinj morën kredi për t’u larguar nga Shqipëria

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen, për herë të parë në pesë vjet

Një ndër ato ngjarje monstruoze është edhe kjo e fundit e ndodhur në Prishtinë, ku një grup meshkujsh monstra, me orë të tëra kanë dhunuar seksualisht një engjëll me fytyrë fëmije.

Ngjarje që ndodhin shpesh edhe në Shqipëri, ku shteti vepron ashtu siç e urdhërojnë kriminelët që e kanë financuar partinë fituese në pushtet.

Dhe kjo ndodhë mbase pse shoqëritë shqiptare qëmoti i kanë dëbuar ndershmërinë, turpin dhe moralin. Si dhe shkaku se nëpër “Shqipëritë” tona, shtatë ditë në javë, nga njëzet e katër orë në ditë, promovohen cullakosja, shthurja, amorali dhe paturpësia.

Dhe shkaku se të gjithë ne i njohim hajdutët dhe kriminelët tanë, por nuk na pengojnë kur ata ulen në krye të Odës së Burrave.

Kjo ndodh edhe pse kemi harruar se sa më pak moral e turp në një shoqëri, aq më pak ka njeri ne njerëzit që jetojnë aty. Dhe se sa më të shumtë janë profesorët kryemëdhenj, por anti-islamistë kokëtulë që e përçajnë shqiptarinë duke zbuluar mes nesh ‘anadollak’ e ‘arab’, aq më të pakta janë vlerat shqiptare që do i kenë hije shqiptarisë.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur disa ‘properëndimorë’ tanë ‘mendje hapur’, do duhet të mësojnë diçka nga shqiptarët e ‘prapambetur e pro lindorë’ të Maqedonisë,  të cilët thonë se nuk të vlen gjë as shteti as ligji aty ku nuk ka ndërgjegje, moral e turp.

Dhe të cilët ndershëm e mbrojnë dinjitetin e nënave dhe motrave të veta, ngaqë e dinë se gjatë dekadave të socializmit, atëherë kur ata e kishin të ndaluar të shkolloheshin, këto gra heroina e mbrojtën gjuhën tonë dhe shqiptarinë. Si dhe bënë çmos që ta kuptonim se shtyllat mbi të cilat qëndrojnë familjet dhe shoqëritë shqiptare janë nderi, morali dhe turpi.

Mbase pse e kishin kuptuar këtë ata edhe u bënë ‘djep’ që rriti dy nobelistë dhe shumë mendimtarë e atdhetarë me të cilët mburret mbarë shqiptaria.

Sa më pak moral e turp në një shoqëri, aq më pak ka
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result