3 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në sallën e motorit në një anije në portin e Krotones.
Viktimat janë të gjithë pjesë e ekuipazhit të anijes që ishte me flamur të huaj. Dy nga personat e plagosur ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim.