ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  4 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  4 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  4 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

King-Smith: Java e Kulturës së Britanisë së Madhe forcon lidhjet mes vendeve

albnews by albnews
1 September, 2022
in Albania, UK
0
King-Smith: Java e Kulturës së Britanisë së Madhe forcon lidhjet mes vendeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u shpreh sot se organizimi i Javës së Kulturës së Britanisë së Madhe në Tiranë është një nismë shumë e mirë për forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

Në një intervistë televizive ambasadori britanik shprehu bindjen se kjo do të jetë një festë kulturore.

RelatedPosts

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Titujt e Gazetave në UK

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

“Shqipëria ka një kulturë dhe histori me të vërtetë të pasur dhe pa dyshim e njëjta gjë është vlen edhe për Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë kësaj jave, sporti do të ketë radhën i pari. Do të organizojmë një lojë kriketi në Sheshin Skënderbej. E di që kriketi mund të mos jetë shumë i njohur në Shqipëri, por në Britani e luajmë shumë, ashtu si edhe në botë. Shqipëria luan shumë futboll dhe e njeh mirë, kështu që menduam të prezantojmë edhe kriketin”, tha ai.

Ambasadori theksoi se këngëtarja e shquar Rita Ora do të vijë për një koncert madhështor në datën 6 shtator.

“Ajo është një yll në Britani dhe në botë, dhe këngëtare pop, por në zemër e shpirt është padyshim kosovare dhe shqiptare, kështu është e mrekullueshme që këto lidhje të shpalosen përmes muzikës. Dhe më tej do të kalojmë në gjëra të tjera. Do të festojmë për letërsinë dhe rolin e autorëve britanikë në kulturën shqiptare, si dhe lidhjet kulturore. Unë besoj se njerëzit e botës së kulturës kanë një rol shumë të rëndësishëm. Ata janë shpesh modele për të rinjtë. Shpesh ajo çka bëjnë, thonë, këngët e tyre, mesazhet e tyre i prekin njerëzit në mënyra që qeveritë nuk munden, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Dhe jam me të vërtetë i lumtur që Rita do të vijë këtu dhe do të na tregojë se si mund ta arrish suksesin. Nuk ka rëndësi nëse ke lindur në Kosovë, në Shqipëri, apo në Britani, për të qenë një histori ndërkombëtare suksesi duhet shumë punë dhe sigurisht të përdorësh talentin që ke”, tha ai.

Ambasadori King-Smith u shpreh se do të ketë aktivitete edhe në Korçë dhe Shkodër.

“Unë dua të sigurohem që përmasat dhe shumëllojshmëria e kulturës dhe trashëgimisë së Shqipërisë t’i shpaloset botës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shtoi ai.

“Që prej emërimit tim, ishte e qartë që mund të bënim më shumë në fusha më të gjera. Kemi punuar shumë në fusha si krimi i organizuar, çështjet e demokratizimit dhe zgjedhjet, dhe do të vazhdojmë të punojmë në këto fusha. Por, që në fillim ramë dakord, dhe ministrat tanë gjithashtu janë dakord, se ky është momenti i përsosur për të përforcuar dhe thelluar marrëdhëniet tona. Prandaj shume prej ministrave tanë kanë ardhur dhe do të vijnë këtu. Kryeministri ishte në Londër, dhe siç e dini mirë, në Londër do të kemi së shpejti një qeveri të re. Por unë jam i sigurt se edhe kjo qeveri do ta konsiderojë Shqipërinë si partnere të ngushtë dhe të rëndësishme, sepse tashmë po bashkëpunojmë edhe në arenën ndërkombëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në NATO për çështje si Ukraina dhe Rusia. Megjithatë, unë besoj se mund të bëjmë më shumë në fusha si tregtia, biznesi dhe investime, si dhe në arsim e kulturë”, tha King-Smith.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result