ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  5 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  5 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  5 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha thotë se Rama po përgatit katastrofën energjetike

albnews by albnews
1 September, 2022
in Albania
0
Berisha thotë se Rama po përgatit katastrofën energjetike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përgatit katastrofën energjetike për Shqipërinë, sipas të cilit, kjo bëhet për dy anijet TEC që do të mbërrijnë në Vlorë.

Kryedemokrati thotë se institucionet shtetërore janë shndërruar në zyra që përgatisin hajdutë.

RelatedPosts

Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh

Një në katër të rinj morën kredi për t’u larguar nga Shqipëria

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen, për herë të parë në pesë vjet

Sipas Berishës, qytetarët shqiptarë po vidhen dhe pakënaqësia është e madhe në Tiranë e në Shqipëri në tërësi.

“Sot Shqipëria po zien, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë e më e papërmbajtur, më e madhe dhe kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë e më papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën, i qytetarëve shqiptarë. Sot për fat të keq institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërrruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë e them jo për të injoruar se në administratë ka dhe njerëz të ndershëm, por e vërteta është se në qindra firma që në këtë administratë hidhen mbi dokumente është e pamundur të gjesh qoftë dhe një që është në përputhje me ligjin. Kjo ndodh sipas një ligji të njohur kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në sistem. Asgjë, asnjë mekanizëm zyrtar, asnjë ligj dhe institucion nuk mund ta ndalojë më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike kulmon me aferat gjigande të Portit të Durrësit dhe Parkut të Butrintit. Vjedhja e qytetarëve me çmime të prokurimeve publike bëhet më e madhe. Sot në rast se në kryeqytetet e vendeve të BE një shkollë ndërtohet me 620 mijë Euro, lali vjedhësi ndërton shkollën me 3 milionë Euro, mos më shumë. Rrugët ndërtohen me çmime tetë herë më të lartë se sa çmimet e bazuara në manualet e ndërtimit në BE. Nuk ka ligj, nuk ka manual që mund të ndalojë Edi Ramën dhe grupin e tij nga vjedhjet e papërmbajtura”.

“Edi Rama po e trajton sot Shqipërinë fund e krye si çifligun e tij. A mundet një njeri që për hobin e tij të vendosë 4 milionë Euro në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë pa asnjë lloj funksioni përveç vjedhjes dhe kënaqësisë që mund të veprojë si të dojë me këtë popull. Me 4 milionë Euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të standardit më të mirë evropian. Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë. Edi Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend, duke shkelur ligjet e vendit të cilat mbrojnë digat, që nuk lejojnë zbrazjen e digave deri në 1 Shtator nën nivelin 284 metër. Sot digat janë nën 270 metër. Po pse? Për dy arsye. Duhet të sjellim errësirën që të justifikojnë aferën e tmerrshme të kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigandë nga Bangladeshi të cilët shpenzojnë 520 mijë Euro naftë jo me çmimin naftë dhe kanë qiranë ditore 92 mijë Euro. Në 2 vite 760 mijë Euro. Marrëveshja me TAP i njeh Shqipërisë 700 milionë metër kub gaz në vit për prodhim energjie, jo për ngrohje, është veçmas. Por këtyre u duhet të mbushin xhepat me prokurime të tilla se këta i konsiderojnë shqiptarët qenie për t’u varfërua. Këto dy gjeneratorë që punojnë me mazut me një përqindje të tmerrshme squfuri dhe që për Vlorën janë të barabarta sikur të futësh tani 100 mijë automjete dhe të bëjnë çdo ditë 100 km, një prokurim pa tender një kompani gjigande, ky është një shkatërrim i gjithanshëm. Po vlon Tirana, po zien Shqipëria se qytetarët po vidhen çdo ditë me çmimet e mallrave që blejnë në dyqane. Askurkund në asnjë vend çmimi i vajit nuk është trefishuar si në Shqipëri. Shqiptarët marrin ushqimet bazë 107% më shumë se në vendet e BE”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result