Zhduket në Greqi biznesmeni shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një biznesmen shqiptar është zhdukur që prej së dielës së javës në kaluar në ishullin Rodos të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për shqiptarin Zani Topalli, 46 vjeç. Sipas policisë, makina e biznesmenit u gjet e hapur dhe pa çelësa në Kalythies.

Personi i fundit me të cilin ka pasur kontakt 46-vjeçari është kamerieri në një restorant, aty ku Topalli kishte drekuar në pranë edhe të dy shqiptarëve të tjerë dhe një djali të vogël.

Sipas mediave në Greqi, Zani Topalli kishte për të mbledhur shumë borxhe dhe së fundmi ishte përkushtuar intensivisht për këtë. Një ditë pasi u zhduk, ai pritej të takonte pronarin e një hoteli, i cili kishte për t’i dhënë rreth 30 mijë euro.

Share This Article