Fred nuk mundi të mos qeshte ndërsa Cristiano Ronaldo ngatërrohej me topin gjatë ngrohjeve së Manchester United të dielën pasdite.
Reprezentuesi portugez u pa duke u ngrohur përkrah mesfushorit dhe nënshkrimit të ri Casemiro kur ai u përpoq të hidhte topin mbi kokën e tij.
Ronaldo dështoi ta ekzekutonte dy herë këtë lëvizje përpara se Fred të shpërthente në të qeshura nga veprimet e 37-vjeçarit.
Incidenti ndodhi para fitores 3-1 të Manchester United ndaj Arsenalit në Old Trafford të dielën pasdite.
Reprezentuesi portugez ishte i etur për të dëshmuar aftësitë e tij dhe vendosi të dhuronte pak shou para tifozëve në Old Trafford.
Megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas planit. Fred ia pasoi topin Ronaldos. Ai u përpoq ta kalonte mbi kokë.
Sulmuesi 37-vjeçar llogariti gabimisht trajektoren e takës së tij dhe e gjuajti atë drejt e në trupin e tij.
Tifozët nxituan ta tallnin Ronaldon në rrjetet sociale për veprimet e tij. Njëri shkroi: “Bruh….Edhe Fred po qesh me ty”.
Një tjetër shtoi: “Ai mendoi se mund t’i bënte Casemiron dhe Fredin që të mendojnë se ai është më i mirë se braziliani i tyre Ronaldo i vërtet”.
Një tifoz shkroi: “Ky mendon se është Neymar”, ndërsa një tjetër mbështetës e quajti: ‘Finishnaldo’.
Disa tifozë madje lanë të kuptohet për një transferim në ligën amerikane – duke thënë: “MLS është gati të marrë Ronaldon”.
Ndërkohë disa fansave iu vinte keq për Ronaldon. Njëri shkroi: “Me kalimin e ditëve, reputacioni i këtij njeriu po bie. Urrej ta shoh!”.
Ronaldo e nisi fitoren e Manchester United në bankinë. Erik ten Hag vendosi të startojë me Marcus Rashford, Jadon Sancho nënshkrimin e ri Antony përpara sulmuesit 37-vjeçar.