Është mbyllur pjesa e parë mes PSG-së dhe Juventusit, me francezët që kanë shkuar në pushim me epërsi prej 2-0.
Parisienët ishin më të mirë në këtë pjesëlojë duke rrezikuar disa herë portën.
Në rastin e paë PSG arriti të shënojë gol, kur zhvillohej minuta e 5-të dhe një asistim i Neymar gjeti Kylian Mbappen që shënoi për 1-0.
Juventusi ka mundur të barazojë rezultatin e Arkadiusz Milik, por goditja e tij me kokë u ndal nga Gianluigi Donnarumma.
Mbappe doli sërish në skenë në minutën e 22-të, duke shënuar për 2-0 me një goditje të fort.
Kjo pjesë lojë nuk solli më gola, por tregoi diferenca mes skuadrave.