Mbretëresha e Britanisë së Madhe, ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga Buckingham Palace.
Mbretëresha ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare pas 70 vitesh shërbimi të jashtëzakonshëm duke e lënë Britaninë dhe botën në zi.
“Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite,” tha Buckingham Palace.
Mbretëresha Elizabeth II është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe kryetarja më i vjetër e një shteti në botë.
Pas vdekjes së saj, djali dhe trashëgimtari i madh i Mbretëreshës, Charles, ish Princi i Uales, është bërë Mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të Commonealth.
Asnjë detaj zyrtar nuk është bërë i ditur se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, por pritet që Mbretëreshës t’i bëhet një funeral i plotë shtetëror, siç është tradicionale për të shënuar vdekjen e një monarku.