Faqet e para të gazetave të Mbretërisë së Bashkuar përkujtojnë sot një ditë historike për vendin pas vdekjes së Mbretëreshës. 96-vjeçarja u ul në fron për më shumë se 70 vjet, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike.
Gazetat nuk janë aq të përhapura sa kur ajo erdhi në fron, por janë faqet e para të tyre që do të shërbejnë si kujtime të qëndrueshme të një dite vërtet të rëndësishme në historinë britanike.
Metro, The Times, Financial Times e shumë gazeta të tjera britanike kanë në kopertinën e tyre foto të Mbretëreshës dhe një titull të shkurtër. “Ne të deshëm Zonjë”, “Mbretëresha jonë e dashur ka vdekur”, janë disa nga titujt kryesorë.