Charles III është tashmë Mbreti i ri i Anglisë, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II. Ajo u bë e gjashta grua që merrte fronin britanik, duke e mbajtur për më shumë se 70 vite.
Menjëherë pas vdekjes së saj, Charles, si djali më i madh, u shpall Mbret, ndërsa djali i tij, William, u bë automatikisht trashëgimtari i parë i fronit.
Shfletoni galerinë për të njohur trashëgimtarët e fronit më të famshëm në botë?
Mbreti Charles III, i lindur më 14 nëntor 1948. Ishte trashëgimtar i fronit që prej moshës 3-vjeçare. Drejtues i disa organizatave bamirësie, është i pari nga familja mbretërore që ka marrë një diplomë universitare. U martua fillimisht me Princeshën e Uellsit, Diana, në vitin 1981. U ndanë në vitin 1986, dhe nga martesa lindën dy djem, William dhe Harry. Në vitin 2005, u martua me Camilla-n, Dukeshën e Kornuollit.
Princi William, i lindur më 21 qershor 1982. Anëtari i familjes mbretërore më i shkolluar, pasi ka master. Ka shërbyer në ushtri në periudhën 2006-2013, duke marrë pjesë në më shumë se 150 operacione kërkim shpëtimi me helikopter. I martuar me Kate Middleton, kanë 3 fëmijë: Princin George, 9 vjeç; Princeshën Charlotte, 7 vjeç; dhe Princi Louis, 4 vjeç.
Princi George, i lindur më 22 korrik 2013. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të bëhet Mbret i Anglisë pas sundimit të gjyshit dhe babait të tij dhe do të jetë monarku i 43-të i vendit, që prej William Pushtuesit. Për momentin, ndjek shkollën fillore.
Princesha Charlotte, e lindur më 2 maj 2015. E treta në radhë për fronin, Princesha lindi në një epokë barazish sociale. Në vitin 2011, monarkia shfuqizoi rregullin që i jepte prioritet trashëgimtarëve meshkuj, ndaj motrave të tyre.
Princi Louis, i lindur më 23 prill 2018. I katërti në radhë për të marrë fronin, lindi vetëm pak javë para dasmës së xhaxhait të tij, Princi Harry, me Meghan Markle.
Princi Harry, i lindur më 15 shtator 1984. I pesti në radhë për të trashëguar fronin, gjithashtu ka shërbyer në ushtri. Në vitin 2008, ministri i Mbrojtjes deklaroi se Harry kishte marrë pjesë fshehurazi në misione në Afganistan me njësinë e tij. U largua shpejt për arsye sigurie, por në vitin 2012 u rikthye atje si pilot helikopteri Apache. Në vitin 2015, pas një dekade nën armë, deklaroi se do të largohej nga ushtria. I martuar me Meghan Markle, kanë dy fëmijë, Arxhie dhe Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Në fillim të vitit 2020, çifti shpalli se do të tërhiqeshin nga detyrat mbretërore, dhe u transferuan në SHBA.
Archie Harrison Mountbatten-Windsor, i lindur më 6 maj 2019. Ishte i pari anëtar i familjes mbretërore që vinte nga bashkimi i një çifti me raca të ndryshme. Kur lindi, Harry dhe Meghan vendosën të mos e quanin Princ, por tashmë që babai i tij është i gjashti në radhë për fronin, 4-vjeçari quhet zyrtarisht Madhëria e tij Princi Archie Harrison Mountbatten-Windsor.
Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor, e lindur më 4 qershor 2021. Erdhi në jetë në Santa Barbara, Kaliforni dhe mban emrat e stërgjyshes dhe gjyshes – Lilibet ishte nofka e Elizabeth kur ishte e vogël, dhe Diana, emri i mamasë së Harry-t. E shtata në radhë për fronin, është anëtarja me rangun më të lartë në familjen mbretërore që ka lindur jashtë Britanisë së Madhe.