William dhe Catherine, Princi dhe Princesha e re e Uellsit, së bashku me Harry dhe Meghan, po shohin homazhet jashtë territorit të Kështjellës Windsor.
Është paraqitja e parë publike e çifteve mbretërore që kanë bërë së bashku që nga vdekja e Mbretëreshës, transmeton Telegrafi.
Katër anëtarët mbretërorë kanë pranuar një pritje të ngrohtë nga turmat e mbledhura në portat e Kështjellës Windsor.
Të pranishmit qëndruan të heshtur si shenjë respekti, ndërsa çiftet lexonin homazhe për Mbretëreshën, përpara se të shpërthenin në duartrokitje dhe brohoritje ndërsa afroheshin.
Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, kanë shtrënguar duart me dashamirës që janë rreshtuar përgjatë rrugës për në Kështjellën Windsor.
Shumë prej të pranishmëve janë fëmijë me lule.