Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit të 2001, nga sulmi më i madh terrorist ndonjëherë.
Biden shkruan se edhe pas 21 vjetësh, jetët e humbura nga ky sulm, kujtohet nga ai dhe Zonja e Parë, Jill.
”Njëzet e një vjet më vonë, ne mbajmë të gjallë kujtimin e të gjitha jetëve të çmuara të vjedhura nga ne në Ground Zero, në Shanksville, Pensilvani dhe në Pentagon.
Familjeve dhe njerëzve të dashur që ende e ndjejnë dhimbjen, Jill dhe unë ju mbajmë pranë në zemrat tona. Ne nuk do harrojmë kurrë”.