Mbretëresha Elizabeth ka shkruar një letër për të cilën ka urdhëruar që ajo të hapet pas 63 vitesh që nga tani.
E shkruar në nëntor 1986 gjatë vizitës së saj shtetërore, mbretëresha e ndjerë shuguroi në udhëzimet e saj drejtuar Lordit të Bashkisë së Sidneit:
”Përshëndetje. Në një ditë të përshtatshme për t’u përzgjedhur nga ju në vitin 2085 pas Krishtit, ju lutem hapeni këtë zarf dhe përcillni qytetarëve të Sidneit mesazhin tim për ta”.
Ajo është firmosur “Elizabeth R”.
Për gati 36 vjet, letra e vulosur ka qenë e mbyllur në kasafortën e ndërtesës së Mbretëreshës Victoria, e cila u inaugurua në 1898 për të festuar jubileun e diamantit të Mbretëreshës Victoria.
Sipas 7 News, shënimi interesant “qëndron brenda një kuti xhami në një zonë të kufizuar dhe askush nuk e di se çfarë thotë letra – madje as stafi personal i Mbretëreshës”.
“Elizabeta, e cila u bë mbretëreshë në vitin 1952, e vizitoi Australinë 16 herë – herën e parë vetëm dy vjet pasi u kurorëzua. Ajo ishte vetëm 27 vjeçe – dhe monarkja e parë në fuqi që vizitoi Australinë. U vlerësua se rreth një milion njerëz dolën për ta parë atë në Sydney”, shtoi më tej agjencia australiane e lajmeve.