Pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elziabeth II qytetarët britanikë kanë mbushur rrugët në prag të ceremonisë së homazheve.
Mijëra trupa të gardës mbretërore janë duke u përgatitur në mënyrë që homazhet për Madhërinë e Saj të shkojnë siç duhet.
Ndërkohë që zhvillohen përgatitjet formale, qytetarët kanë pasur mundësinë të vëzhgojnë nga afër edhe automjetin që transporton trupin e pajetë të monarkes për t‘i dhënë asaj lamtumirën e fundit.