ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 21 minutes ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 24 minutes ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 28 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 30 minutes ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 34 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

“Po shndërrohet në perandori”, pse një ditë e tetorit mund të ndryshojë historinë e Kinës

albnews by albnews
13 September, 2022
in Bota
0
“Po shndërrohet në perandori”, pse një ditë e tetorit mund të ndryshojë historinë e Kinës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjithmonë në heshtje, siç ka ndodhur tradicionalisht në historinë e saj, Kina përgatitet për një nga ngjarjet që mund të ndryshojë rrjedhën e marrëdhënieve të brendshme dhe të jashtme të fuqisë aziatike.

Më 16 tetor, mbahen punimet e kongresit të 20-të të Partisë Komuniste Kineze. Një kongres, që përtej retorikës dhe mesazheve të unitetit, rëndësinë e saj e ka te zgjedhja e kreut të Partisë, që në këtë rast mban edhe postin e Presidentit të Republikës dhe kreut të ushtrisë.

RelatedPosts

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Çfarë dimë për emailet e reja të Epstein që përmendin Trumpin

Është pothuajse e qartë që Xi Xinping do të marrë mandatin e tretë, një post që ai mban që nga viti 2012. Por mënyra e zgjedhjes, debatet me dyer të mbyllura midis anëtarëve të Byrosë Politike, do të jenë një radar ku analistët e çështjeve kineze do të studiojnë me muaj për të deshifruar gjendjen e regjimit të Pekinit.

Sipas një raporti të Foreign Affair, prapa figurës solide të liderit Xi Xinping, nuk mungojnë krisjet.

Situata ekonomike nuk kap më majat e zhvillimit të dekadës së kaluar, dhe dy vitet e fundit kanë qenë të vështirë për shumë kompani që kishin arritur sukses global, ndërkohë që të ardhurat për miliona funksionarë shtetërorë janë pothuajse të përgjysmuara, 

Menaxhimi pothuajse paranojak i pandemisë, ku metropole me miliona banorë, izolohen me javë të tëra edhe vetëm për një kontakt të dyshuar me një të infektuar, kanë shkaktuar protesta ndaj vendimeve të qeverisë, një ngjarje shumë e rrallë në të kaluarën, por që po përsëritet gjithmonë e më shpesh, e dokumentuar nga rrjetet sociale që depërtojnë rrjetën e madhe të censurës në Internet, një armik i përbetuar i presidentit Xi Xinping.

Por krisjet kanë të bëjnë direkt edhe me vetë figurën e Xi Jinping. Pjesë e rrymës më të ngurtë të marksizmit, Xi po rikthen dukshëm simbole dhe vendimmarrje që rikthejnë vendin në kohën e Mao Ce Tung. 

Më i dukshëm është rikthimi, edhe pse jo zyrtar, i kultit të individit. Fotografitë dhe statujat e tij mbushin çdo shkollë dhe institucion publik të vendit, dhe ai zyrtarisht cilësohet si “lideri qendror i Partisë” titull që nuk përdorej pikërisht nga koha e Mao-s dhe që ishte zhdukur nga Kushtetuta.

Por ajo që shqetëson më shumë analistët madje edhe vetë anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, është praktikisht zhbërja e çdo reforme të kryer nga liderët paraardhës, duke filluar nga Deng Ciao Ping në vitin 1978, dhe e pasuar nga Jiang Zemin.

Në veçanti, po humb pothuajse krejtësisht binomi President/Kreu i Ekzekutivit, ku tashmë kryeministri Li Keqiang duket më shumë një figurë simbolike sesa ekzekutive, aq sa të dy nuk dalin bashkë as në fotografitë zyrtare, siç e do tradita.

Sistemi i votimeve të brendshme brenda Byrosë Politike, janë zhdukur, dhe 8 anëtarët permanentë të tij, praktikisht duhet t’i raportojnë vetëm sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, post që sigurisht mbahet nga Xi.

Elementet që nuk i nënshtrohen vullnetit të tij, shndërrohen në protagonistët e pavullnetshëm të fushatash antikorrupsion, ku rrezikojnë fundin e karrierës, burgun dhe në disa raste edhe jetën.

Nga viti 2012, janë 393 kuadro dhe mbi 600 mijë funksionarë lokalë që janë hetuar me akuzën e korrupsionit, shpesh herë i provuar, ku mes tyre nuk mungojnë edhe figura që shiheshin si pasardhësit e mundshëm të tij, si kreu i forcave të sigurimit Zhou Yongkang, dhe Sun Zhengcai, anëtar i Byrosë Politike.

Ndërkohë, në politikën e jashtme, Xi ka forcuar retorikën e hapur agresive ndaj Uashingtonit, duke iu afruar madje Rusisë së izoluar ndërkombëtarisht, pas vendimit të pushtimit në Ukrainë.

“Xi Jinping po shndërron Kinën nga një regjim komunist në një perandori”, është mendimi i disa analistëve, që evidentojnë faktin që në një vend ku protestat masive duket jo realiste, e vetmja mënyrë për të luftuar pushtetin e Xi është moszgjedhja e tij, që sipas disave do të shmangte edhe objektivin e tij madhor, sulmin dhe rikthimin e Tajvanit nën pushtetin e Pekinit, vendim që mund të gjeneronte një konflikti rajonal dhe ndoshta botëror. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result