Trupi i Elizabetës mbërrin në Londër, sot nisin homazhet 4 ditore në Westminster Hall

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupi i mbretëreshës së ndjerë Elizabeta II ka mbërritur mbrëmjen e të martës në Pallatin Buckingham, atje ku e prisnin duke shprehur respektin e tyre, mijëra njerëz në kryeqytetin Londër, edhe në mes të shiut që vazhdoi për orë të tëra.

Mbreti Charles III dhe anëtarët e familjes mbretërore, pritën arkëmortin, që për minuta të tëra u shoqërua rrugëve të Londrës, ngadalë nga aeroporti përqark qytetit, me njerëzit që ndiqnin kortezhin.

Bashkë me trupin e Elizabetës, udhëtoi Princesha Anne, e vetmja vajzë e mbretëreshës. Nga sot, arkëmorti i monarkes 96-vjeçare, do të vendoset në Westminster Hall, si pjesë e një procesioni të jashtëzakonshëm ushtarak, atje ku do të qëndrojë deri të hënën e ardhshme, kur do të mbahet edhe funerali shtetëror.

Për 4 ditë me radhë, edhe publiku i thjeshtë, do të mund të bëjë homazhe pranë arkëmortit të Elizabetës, deri në ditën e funeralit, për të cilën ftesat tashmë janë ndarë e dhjetëra liderë botërorë e zyrtarë të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, mes të cilëve, edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Share This Article