Një mural i Mbretëreshës Elizabetë i realizuar nga dy artistë, është përshkruar si “gjëja e dytë më e keqe”, që i ka ndodhur monarkisë në javën e fundit.
Njëri nga artistët, e kishte postuar fotografinë se si do të dukej murali, para se të fillonte punën për t’ia bërë të ditur komunitetit të tij qëllimet e tij – por shumica prej njerëzve pasi e panë punën e përfunduar, thanë që nuk dukej aspak si ajo që kishte premtuar artisti që të realizonte.
Piktura u realizua për gjashtë ditë nga dy artistët.
A larger-than-life painting of the late Queen Elizabeth has been described as ‘the second worst thing’ to happen to the monarchy in the last week
“Kjo vepër arti jo vetëm që do t’i japë nderim mbretëreshës, por gjithashtu do të jetë një vepër arti që do të shijohet nga mijëra njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për shumë vite në vijim,” tha Jignesh, njëri nga personat që e realizoi muralin, transmeton Klankosova.tv.
Përveç kritikave, disa persona përmes rrjeteve sociale e vlerësuan punën e artistëve duke thënë që puna ishte “mjaft e mirë”.
E disa të tjerë thanë që në këtë mural kishte ngjashmëri me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
The artist posted this picture before starting the job – to let his community know his intentions – but many argue the finished work looks nothing like what was promised
Por, artisti nga Kosova, Alkent Pozhegu, ia doli që përmes farave e kokrrave (siç zakonisht edhe i realizon punimet), të bëjë portretin e Mbretëreshës Elizabetë.
Për këtë punim të tij, u raportua edhe në Euronews.