Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka komentuar deklaratën e Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili një ditë më parë tha që Aleksandër Vuçiqin e presin ditë të vështira.
“Ky është kërcënim direkt ndaj presidentit Vuçiq”.
“E dimë se ju po doni që të nxitni konflikte kundër serbëve në fund të tetorit. Por Vuçiq nuk ua ka frikën huliganëve të cilët janë të guximshëm vetëm para kamerave”, është shprehur Petkoviq në Twitter, transmeton KlanKosova.tv.