Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, janë nisur sot për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II në Britani të Madhe.
Gjithashtu, Begaj me bashkëshorten, do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në pallatin Buckingham.
Në kuadër të programit ceremonial, presidenti bashkë me gruan do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.




