Anija me grurë niset nga porti i Ukrainës në Detin e Zi për në Etiopi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një anije që transportonte rreth 30 mijë ton grurë është nisur nga porti ukrainas Chornomorsk i Detit të Zi, me destinacion Etiopinë.

“Ikaria Angel” është anija e tretë e ngarkuar nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) për të çuar grurë në vendin afrikan, i cili po përballet me një krizë ushqimore.

Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se planifikon të eksportojë edhe 190 mijë ton të tjerë, shkruan Sky News.

Ndryshe, tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia.

Share This Article